Connor, i cili luftoi për herë të fundit në kafaz në muajin janar ndaj Donald Cerrone në UFC 246, eventi i cili u mbajt në Las Vegas, fitoi hiç më pak se 3 milionë dollarë nga lufta që zgjati vetëm 40 sekonda.

“The Notorious” fitoi poashtu rreth 3 milionë dollar nga lufta e dytë që zhvilloi ndaj Nate Diaz dhe po aq ndaj Eddie Alvarez në UFC 205 e cila u zhvillua në vitin 2016 në Madison Square Garden në New York.

Në humbjen ndaj Khabib Nurmagomedov, Connor arkëtoi 2 milionë e 980 mijë dollarë, por u dënua 50 mijë dollarë për eskalimin që u bë pas meçit me ekipin e Khabibit.

Ndonëse ka mbi një dekadë në UFC, irlandezi 31 vjeçar fitimet më të mëdha i mori nga boksi, kur në vitin 2017 u ndesh me Floyd Mayweather. Nga ky meç ai dol për 30 milionë dollar më i pasur sesa që ishte.

Shikuar në tërsi, Connor ka fituar 15 milionë dollar nga luftat në oktagon dhe 30 milionë të tjera nga meçi ndaj Mayweather./Tv Malisheva

Share.