Flamurtari i Prishtinës ka njoftuar për një tjetër nënshkrim në ekipin e parë.
Tashmë, kjo skuadër ka ‘blinduar’ futbollistin e talentuar, Endrit Demolli.
“Sot KF FLAMURTARI dhe Endrit Demolli kanë nënshkruar kontrat në vazhdën e kontratave me futbollist”.
“Gjithashtu, Endriti ka qenë pjesë e akademisë tonë dhe pjesë e kombëtaresë U17 U19. Suksese Endrit”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga KF Flamurtari në llogarinë e tyre.
‘Armata Kuq e Zi’ edhe ditë më parë kishte nënshkruar me disa futbollistë të rinj./ Tv Malisheva