Amir Rrahmani mbrëmë luajti 90 minuta për Napolin. Ky ishte ndeshja e parë e plotë e mbrojtësit kosovar prej që u transferua të skuadra e madhe italiane

Napoli dje luajti ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Atalantas të cilën e humbi me rezultat 3-1.

Pas kësaj, mbrojtësi i Kosovës tha se ishte një ndeshje e vështirë derisa Atalanta bën një futboll të shpejt duke bërë presion lartë në sulm.

“Për mua, ishte një ndeshje e vështirë. Atalanta luan shpejt dhe aplikon presion. Ne provuam të luanim nga mbrojtja për të dal në sulm”, tha për Rai Sport, Rrahmani.

Tutje, kosovari ka folur edhe për mënyrën e lojës së Gattusos e cila dallon me atë të Veronës e cila luante me tre mbrojtës qendrorë kurse Gattuso me dy qendrorë dhe dy të tjerë anësorë.

“Normalisht, kur ndërroni skuadër ndërroni edhe trajner të cilit duhet t’i përshtateni taktikave të tij. Të gjithë trajnerët kanë ide të ndryshme, ne duhet t’i adaptohemi këtyre taktikave”.

Rrahmani ka vlerësuar edhe Pessinan, i cili mbrëmnë shënoj dy gola derisa ishte lojtari i kësaj ndeshje.

“E prisja një paraqitje të tij të këtij lloji. Ai luante njëjtë edhe sa ishte të Verona, është loja e tij. Ne vazhdojmë të jemi miq të ngushtë”, ka thënë Rrahmani në fund të intervistës së tij./TV Malisheva

Share.