Manchester United dhe Rasenball Sport Leipzig do të përballen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi mes të dy skuadrave do të luhet në Old Trafford nga ora 21:00, me Djajtë e Kuq që cilësohen si favoritë.

Për këtë sfidë, Ole Gunnar Solskjaer do të jetë pa Eric Baillyn, Phill Jones dhe Jesse Lingard që janë të lënduar.

 

Në anën tjetër, Julian Nagelsmann nuk mund të llogarisë në, Adams, Haidara, Hartmann, Klostermann, Laimer dhe Mukuel që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea; Tuanzebe, Lindelof, Shaw; Wan-Bissaka, Fred, McTominay, Telles; Van de Beek; Cavani, Martial.

Formacioni startues i RB Leipzig: Gulacsi; Henrichs, Upamecano, Konate, Angelino; Kampl, Nkunku; Sabitzer, Olmo, Forsberg; Poulsen./TV Malisheva

Share.