Pas fitores së Juventusit në mesjavë, tani radha është për përcjellësin e parë.

Interi momentalisht është tre pikë prapa “Zonjës së Vjetër”, por që gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë që e luan sonte përballë skuadrës më të vjetër në Itali, Genoas.

Zikaltërit e Contes padyshim se fitoren e kanë opsionin e vetëm, megjithëse nuk pritet ta kenë edhe aq lehtë ndaj ekipit të papërshtatshëm gjenovez.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 18:00, ndërsa para pak çastesh janë mësuar edhe formacionet zyrtare.

 

Share.