Do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” sfida vendimtare ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës që do ta përcaktojë skuadrën që do të vazhdojë në 1/8- ën e finales së kësaj gare.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Camp Nou” u shënuan katër gola dhe ndeshja përfundoi me barazim 2-2, duke lënë të hapur të gjithë skenarët para sfidës së sotme.

Të dy skuadrat po kalojnë nëpër një formë të mirë të rezultateve në kampionatet respektive, andaj 90 minutat e sotme pritet të jenë të zjarrta.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Martinez, Fermadez, Rashford, Fred, Casemiro, Shaw, Varane, Weghorts, Sancho, Bissaka,

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Sergio, Lewandowski, Christensen, Kessie, Roberto, De Jong, Raphinha, Kounde, Balde

Share.