Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “De Kuip” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Feyenoordit dhe Romës, e vlefshme kjo për takimin e parë mes dy skuadrave në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Feyenoordi e synon fitoren si vendas sot që ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit në Itali, dhe që të hakmerret ndaj Romës për finalen e humbur në edicionin inaugurues të Ligës së Konferencës në Tiranë.

Feyenoordi e mposhti Shakhtar Donetskin me rezultat të përgjithshëm 8:2, kurse Roma e eliminoi Real Sociedadin me rezultat solid 2:0, për të siguruar plasmanin në çerekfinale të kësaj gare.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Feyenoordin nuk do të paraqitet Timber, kurse te Roma mungojnë Darboe, Karsdorp dhe Solbakken.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Feyenoord (4-3-3): Biljow; Hartman, Hancko, Trauner, Geertruida; Szymanski, Wieffer, Kokcu; Idrissi, Gimenez, Jahanbaksh

Roma (4-5-1): Patricio; Zalewski, Mancini, Smalling, Roger Ibanez; Dybala, Cristante, Pellegrini, Matic, Spinazzola; Abraham./TV Malisheva

Share.