Sot me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Juventusit dhe Sporting Lisbonës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Për ta siguruar çerekfinalen, Sportingu e eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 4:3, kurse Juventusi e mposhti Freiburgun 3:0 brenda dy ndeshjeve.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2017, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin mungojnë Sandro, De Sciglio, Ihattaren dhe Kaio Jorge, kurse te Sportingu nuk do të paraqiten Braganca, Paulinho dhe Ugarte.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Juventus (3-4-3): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik, Chiesa

Sporting Lisbona (3-4-3): Adan; Coates, Inacio, St. Juste; Santos, Goncalves, Morita, Esgaio; Trincao, Chermiti, Edwards./TV Malisheva

Share.