Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Prishtinës dhe Ferizajt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina u mposht 2:1 nga Dukagjini, kurse Ferizaj e mposhti Gjilanin 2:0.

Momentalisht, Prishtina zë vendin e pestë në tabelë me 38 pikë, krahas Ferizajt që renditet në pozitën e shtatë me 31 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1:0.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Prishtina

Ferizaj

/TV Malisheva

Share.