Formacionet zyrtare, Juventus-Spezia, starton Rey Manaj.

Rey Manaj do të luaj nga minuta e parë për Spezian në ndeshjen e radhës në Serie-A kundër Juventusit.

“Zonja e Vjetër” tashmë i është ofruar kreut të tabelës pas gabimeve nga liderët si Milani e Interi dhe momentalisht ka vetën tetë pikë më pak se “Neroazzurët” që janë në vendin e parë, transmeton TV Malisheva.

Ndeshja starton nga ora 18:00 në stadiumin “Juventus Arena” dhe këto janë formacionet zyrtare:

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, Pellegrini; Locatelli, Arthur, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Morata.

SPEZIA (4-3-3): Provedel; Ferrer, Erlic, Nikolau, Reca; Gyasi, Major, Batons; Green, Manaj, Agudelo.

Share.