Pas largimit nga Bundesliga, Fortuna Dusseldorf po bëhet gati për shumë ndryshime në skuadër.
Sipas informacioneve, do të ketë prurje në të gjitha repartet, dhe për krahun e majtë, në mendjen e tyre është Leart Paqarada.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur gjermane, Kicker.de.
Leart Paqarada aktualisht është lojtar i lirë, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Sandhausen.
25 vjeçari Paqarada, ishte pjesë e Sandhausen për gjashtë vite, dhe në 130 paraqitje ka shënuar katër gola.
Reprezentuesi i Kosovës ka gëzuar formë të mirë në sezonin e fundit, dhe konsiderohet si një prurje e mirë te Fortuna./Tv Malisheva