Rita Ora ka kthyer prapa kohën për të sjellë disa fotografi të pa publikuara më parë nga pushimet e verës që lamë pas në, Kranidi, Greqi.

Ylli kosovar i muzikës botërore publikoi fotografi të ndryshme në të cilat vëmendjen kryesore e kishin linjat e saj të formësuara, shkruan Indeksonline.

28-vjeçarja theksoi format e saj seksi në disa imazhe në bikini derisa dukej joshëse dhe në formë perfekte.

“Përse nuk i kam publikuar këto prej verës nuk e di. Jam në një fluturim 16 orësh prej Dubait në Los Anxheles dhe po shikoja fotot dhe thashë duhet t’i ndajë këto për t’i treguar sa e bukur është Aman Zoe në Greqi. Kalova një kohë shumë të mirë dhe jam shumë e bekuar për njerëzit që kam afër vetes. Asgjë më mirë se të bësh një pushim… Megjithatë nuk është aq e vërtetë, duhet të ndalem në Berlin të performoj në Lollapalooza”, ishte mbishkrim që bëri Rita përkrah fotove.

Ndryshe, Rita së fundi dha një performancë fantastike para adhuruesve të saj në Dubai, vend ky ku këngëtarja performon shpesh

Share.