Napoli do të kërkojë që formën fantastike nëpër të cilën po kalon në kampionatin italian ta vazhdojë edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku sonte do të ballafaqohet me skuadrën e papërshtatshme gjermane, Eintracht Frankfurt.

Për sfidën që zhvillohet në stadiumin “Deutsche Bank Park”, Napoli udhëton pa sulmuesin Raspadori, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

Sa i përket formacioneve, qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luan nga minuta e parë pasi ai është bërë shtylla kryesore e skuadrës, ndërsa në sulm do të jetë dyshja e frikshme Osimhen-Kvaratskhelia.

Këto janë zyrtare

Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, N’Dicka; Buta, Sow, Kamada, Max; Lindstrom, Gotze; Kolo Muani

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

 

Share.