Futbollistët e kombëtares së Kosovës kanë gëzuar familjen e Lulzim GFashit, duke i ndërtuar një shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar Kadri Veseli, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, raporton TV Malisheva.

Ja postimi i plotë i Veselit:

Futbollistët e Kombëtares sonë e dëshmuan edhe një herë dashurinë për vendin. Me iniciativën e tyre, me mjetet që kemi ndarë për suksesin e tyre në Ligën e Kombeve, vendosën të ndërtojnë shtëpinë e re të familjes katëranëtarëshe të Lulzim Gashit nga Janjeva. Bashkë me mesfushorin e kombëtares sonë, Hekuran Kryeziun, me humanistin Halil Kastrati dhe kryetarin e Federatës së Futbollit ua dorëzuam çelësat e shtëpisë se re familjes Gashi. Ky është shpirti dhe dinjiteti i djemve tanë, kampionëve tonë, edhe fitues edhe solidarë. Kjo duhet të ndodhë edhe më shumë në vendin tonë, që njerëzit të jenë edhe më afër njëri-tjetrit.

Share.