Mbrojtësi i Evertonit, Michael Keane pranoi se ka kaluar koronavirusin.

Lojtari anglez rrëfen të gjithë pasojat dhe vuajtjet e shkaktuara prej Covid-19, ndërsa thekson se mezi pret të zbresë në fushë për të luajtur.

“Pas stërvitjes shkova luaja golf dhe nuk ndihesha mirë. Më pas shkova në dush dhe po humbisja ndjenjat, por nuk i dhashë rëndësi. Nuk kisha kollë, por ndihesha shumë i lodhur dhe djersisja gjatë natës. Kur dola jashtë vrapoja, ndalova pas 3 minutash, sepse po ndihesha keq. Kuptova që diçka nuk po shkonte si duhej. Mora përgjigjet e testeve dhe rezultova pozitiv me COVID-19. Duhej pak kohë që të kthehesha në normalitet. Tani mezi po pres të dalë në fushë. 3 muaj pa futboll duken si një përjetësi”, deklaroi 27-vjeçari Michael Keane.

Share.