Prishtina kundër Tiranës. Shorti i raundit paraeliminator të Champions League-s në futsal ka vënë përballë njëra-tjetrës skuadrat e dy kryeqyteteve shqiptare.

Mes 46 ekipeve që u hodhën në short, Prishtina “peshkoi” Tiranën, përkundrejt dëshirës për të mos pasur një derbi shqiptarësh që në këtë raund.

Takimi mes dy skuadrave bardheblu do të zhvillohet në Prishtinë, mes datave 24 dhe 29 nëntor.

Share.