Ish-mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas mendon se “Topçinjtë” nuk janë skuadër që mund të luftojnë për trofe.

Gallas thotë se Arsenali nuk është përmirësuar në aspektin e mbrojtjes, gjë e cila do ta pengojë për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve dhe në fitimin e trofeve.

“Duket se Arsenali nuk është përmirësuar në mbrojtje këtë sezon. Isha shumë i dëshpëruar me golin që e pranuan si vendas kundër Fulhamit”, tha Gallas.

“Unë nuk mendoj që kjo skuadër e Arsenalit ka pamjen e Ligës së Kampionëve. Unë nuk mendoj që kjo është një skuadër që fiton trofe sepse ata nuk janë përmirësuar në gjërat bazike”, shtoi më tej Gallas.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë, Arsenali ka katër fitore dhe një barazim, duke shënuar nëntë gola dhe duke pranuar katër sosh.

/TV Malisheva

Share.