Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka një ndjekje relativisht të madhe në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive dhe ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Viteve të fundit, postimet e saj më të shpeshta janë ato me të dashurin e saj, biznesmenin e njohur turk Huseyin Usta.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja nga Gjilani publikoi fillimisht një video, nga ku më pas u pendua dhe e fshiu menjëherë.

Bëhet fjalë për një video ku ajo shfaqet me bikini e shtrirë në kuzhinë, teksa bën lëvizje provokuese.

Videoja në fakt është publikuar në llogarinë e përbashkët të çiftit në Instagram, por që më pas nuk dihet se për çfarë arsye u fshi.

Sido që të jetë, Genta shquhet për lëvizje të tilla provokuese qoftë në videot e ndryshme në rrjetet sociale apo paraqitjet në klipet e saj. /TV Malisheva

Share.