Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku skuadra e Aston Villas e ka gjetur fitoren e parë të sezonit 2022/23.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park”, skuadra e Aston Villas e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Evertonin, përcjellë TV Malisheva.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan nga lojtarë të Aston Villas, respektivisht, Ings (minuta e 31′) dhe Buendia (minuta e 86′), kurse Lucas Digne shënon autogol në portën e tij për ta gjetur golin e nderit për Evertonin.

Kjo ishte përballja e parë e këtij sezoni mes dy legjendave angleze, Steven Gerrard e Frank Lampard, ku Aston Villa e Gerrard merr pikët e plota nga ndeshja me Evertonin.

Me këtë fitore, Aston Villa tani renditet në vendin e nëntë në tabelë me vetëm tre pikë të arkëtuara, kurse Evertoni zë vendin e 16 me asnjë pikë të tubuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

/TV Malisheva

Share.