Ka përfunduar ndeshja e sotme e Premier Ligës angleze mes Fulhamit dhe Aston Villas, ku kjo e fundit tani ka katër ndeshje radhazi pa e gjetur fitoren.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Craven Cottage”, Fulhami e ka mposhtur 3:0 Aston Villan, kështu duke ia rrezikuar seriozisht pozitën e trajnerit Steven Gerrard.

Golat për Fulhamin i shënuan Reed (minuta e 36′), Mitrovic (minuta e 68′) dhe Tyrone Mings që shënoi autogol në minutën e 83′.

Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi e Steven Gerrard pa fitore te Aston Villa, ku kjo e fundit sipas raportimeve aktuale po e konsideron seriozisht shkarkimin e legjendës së Liverpoolit.

Me pikët e reja, Fulhami ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 15 pikëve, krahas Aston Villas që ka vetëm nëntë pikë në vendin e 17.

Rezultati final, 3:0 në favor të Fulham.

Share.