Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse tashmë ka arritur në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai pritet të takohet me krerët e FFK-së me të cilët do të diskutohet e ardhmja e tij në krye të “Dardanëve”

Trajneri francez, siç mëson KosovaPress, mund të shkarkohet pas rezultateve të dobëta në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024, që kulmuan me humbjen nga Bjellorusia me rezultat 2-1.

/TV Malisheva

Share.