Aktivitete e ndryshme sportive dhe kulturore ne Gjakovë janë të shumta, sidomos gjatë muajve të verës.

Një i tillë është edhe “”Gjakova Trail 2022”, aktivitet ky i cili organizohet nga një grup i sportdashësve të kësaj komune që ka karakter garues e në të cilin pritet të marrin pjesë atletë vendor dhe ndërkombëtarë.

Gara do të mbahet te dielën, më 10 shtator 2022 në një shteg me distancë qarkore të paasfaltuar prej 21 km në parkun e bukur të Shkugëzës, transmeton TV Malisheva.

Sipas organizatorëve, kjo ngjarje ka për qëllim afirmimin dhe masivizimin e sportit te atletikës në Gjakovë dhe rajon.

Share.