Gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor, pas incidentit që ndodhi gjatës së shtunës në ndeshjen e hendbollit mes Trepçës dhe Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, sipas së cilës përleshja ka ndodhur ndërmjet disa personave.

“Raportohet se gjatë një ndeshje sportive ka ardhur deri te përleshja në mes të disa personave, përveq kësaj disa persona të tjerë kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre. Si pasojë, gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/TV Malisheva

Share.