Sot në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohen pesë ndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku edhe do të luhet kryendeshja e kësaj jave, Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitore, ndryshe barazimi do ta bënte kampion skuadrën tjetër nga Gjilani, Dritën.

Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Useini, Halili, Keita Aziz, Shabani, Plaku, Hajdari, Progni, Keita Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Sinani, Prekazi, Berisha, Gashi, Kuç, Baftiu, Krasniqi, Topalli, Magani. Kryetrajner: Ismet Munishi./Tv Malisheva

Share.