Edhe skuadra e Gjilanit ka përfunduar sot ndeshjen e parë të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës, pas Dukagjinit që e mposhti Europan 2:1.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de la Ville de Differdange”, Gjilani ka barazuar 2:2 si mysafirë i Progres Niederkornit.

Golat për vendasit i shënuan Mayron De Almeida (minuta e 11’) dhe Omar Natami (minuta e 62’), kurse te Gjilani golashënuesi i dy golave ishte Arbnor Ramadani, i cili që të golat i shënoi nga penalltia (minuta e 48’ dhe 66’).

Ndeshjen e kthimit kundër Progres Niederkorn, Gjilani do ta luajë si vendas në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

/TV Malisheva

Share.