Kenan Haxhihamza dhe Gjilani kanë ndarë rrugët pas katër vitesh rrugëtimi së bashku, raporton Gazetasheshi.com.

Bisedimet ndërmjet drejtuesve të klubit dhe ‘gardianit’ nga Rahoveci nuk kanë dhënë frytet e pritura, ndërkohë që palët kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi i SC Gjilanit, ku në llogarinë e tyre e kanë falendëruar portierin Haxhihamza për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e skuadrës dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim.

“Gjilani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.

“Gardiani” rahovecas, i cili skuadrës së Gjilanit ju bashkua në vitin 2017 ku edhe u zhvillua si portier te skuadra e Gjilanit, nga sot më nuk do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës sonë.

Klubi e falemnderon Haxhihamzën për kontributin e tijë sa ishte pjesë e skuadrës sonë, ku u cliësua si punëtor mjaft i madh dhe i dëshiron suksese në vazhdimin e karrierës e tijë”, ka shkruar SC Gjilani.

Share.