Të dielën mbrëma, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndriçohet për të pritur një prej lojëve më të mëdha të këtij edicioni.

Prishtina që para dy ditësh ka shënuar fitoren e parë të stinorit, do të presë Gjilanin që është lider me katër fitore në pesë lojë.

Si Prishtina ashtu edhe Gjilani do të kërkojnë fitoret e radhës, por përkrahje do të ketë vetëm skuadra mysafire.

Tifogrupi “Skifterat” ka paralajmëruar udhëtim masovik drejt Prishtinës. Sipas udhëheqësve të grupit, janë rezervuar dhjetë autobusë për tifozët e Gjilanit, por do të ketë edhe shumë prej tyre që do të udhëtojnë me automjete private dhe të tillë që jetojnë në kryeqytet.

Share.