Skuadra e Gjilanit do të synojë që sot të sigurojë kualifikimin për në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit mes Gjilanit dhe Progres Niedercorn.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Luksemburg përfundoi pa fitues, ku rezultati pas 90’ minutave lojë ishte i barabartë 2:2.

Tani, Gjilani do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot, e cila do t’ia siguronte raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

/TV Malisheva

Share.