Përkundër faktit që janë kritikuar për pushimet e tyre, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po vazhdojnë të shijojnë disa ditë të mira pushimi me njëri-tjetrin.

Ata po i kalojnë pushimet dimërore në Alpe, duke shijuar shëtitjet me motor bore.

Çifti kanë publikuar në rrjetet sociale disa imazhe të përbashkëta, ku shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

 

Ka qenë Georgina ajo e cila ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi krah Ronaldos, ku shihet teksa i jep një përqafim të ngrohtë atij.

Dyshja u kritikuan javë më parë për thyerjen e rregullave anti-covid, ku sipas mediave të huaja rrezikonin të dënoheshin deri me 400 euro gjobë.

Por mesa duket gjobat nuk janë kthyer në një problem për dyshen, që të vazhdojnë t’i shijojnë momentet e bukura së bashku në këtë periudhë dimri. /TV Malisheva

Share.