Besi ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar gjyshen për ditëlindje.

Bes Kallaku është i lidhur jashtëzakonisht shumë me gjyshen e tij, shkruan lajmi.net.

Andaj nuk ka pasur se si të mungojë urimi i veçantë me rastin e ditëlindjes së saj të 81-të.

“Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! . Zoti ju rujt!”, u shpreh ai.

Besi publikon shpesh foto me gjyshen, andaj edhe pranë urimit të ditëlindjes e zgjodhi një për ta publikuar.

Faktikisht ai vlerëson pozitivitetin e gjyshes së tij dhe faktin se është punëtore, andaj e tillë shfaqet edhe në foton e mëposhtme.

Share.