Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Arian Agushi (emri i vërtetë) deri në fund të nëntorit ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja muzikore. /TV Malisheva

Share.