Goli fantastik i Willian kundër Nottingham Forestit ka bërë që braziliani të fitojë çmimin e golit më të mirë të shënuar në muajin shkurt.
Willian kishte nëntë kundërshtarë para tij, por arriti të driblojë dhe lëshoi një goditje të pandalshme e cila përfundoi më pas me gol, TV Malisheva.
Goli i tij e ndihmoi Fulhamin të shënonte fitore 2:0 ndaj Nottingham, dhe të mbante gjallë shpresat e skuadrës që të përfundojë sezonin në një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Kjo është hera e dytë që Willian e fiton çmimin në fjalë, ku në të kaluarën e kishte fituar edhe në muajin janar të vitit 2018 gjatë kohës sa ishte te skuadra e Chelseat.
Goli i tij mposhti shtatë kundërshtarë të tjerë që ishin të nominuar për çmimin e golit më të mirë të muajit shkurt.
Well deserved, @willianborges88! 🙌 pic.twitter.com/zXuaRGhaeM
— Premier League (@premierleague) March 10, 2023
/TV Malisheva