Chelsea ka njoftuar se ka shkarkuar Graham Potterin nga pozita e trajnerit.

“Chelsea dëshiron të falënderojë Grahamin për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij dhe t’i uroj atij mirë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit.

Julian Nagelsmann është kandidati i preferuar për të zëvendësuar Graham Potter si trajner i ri i Chelseat, siç u raportua dje.

Bisedimet janë në vazhdim për të marrë vendimin më të mirë.
Kuptohet se tashmë ka pasur qasje që Julian Nagelsmann të jetë trajneri i ri i Chelseat. Bisedimet do të vazhdojnë për të marrë vendimin përfundimtar – por ai është favorit.

/TV Malisheva

 

Share.