Dhuratë më të bukur vështirë se do të mund të pranonte për ditëlindje.Fjala është për Granit Xhakën, mesfushorin kosovar, që sot feston ditëlindjen e 27-të.

Tash e tutje, ai do të jetë kapiten i përhershëm i “topçinjëve”.

Kështu ka konfirmuar trajneri i londinezëve, Unay Emery, që ka deklaruar se njeriu që barti shiritin e kapitenit gjashtë në tetë ndeshjet e këtij edicioni, është vendosur të jetë i përhershëm.Përfaqësuesi i Zvicrës, vazhdon të jetë njëra nga shtyllet e klubit nga “Emirates”, derisa këtë e ka dëshmuar shpeshëherë.

Share.