Ylli anglez Jack Grealish e ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij te Manchester City Phil Foden, pas paraqitjes mbrëmë kundër Peterborough në FA Cup.

Foden asistoi mbrëmë te goli i Grealish, ku ky asistim bëri që Grealish të lavdëroj Fodenin dhe ta krahasojë atë me yllin e Paris Saint-Germain Lionel Messi, përcjell TV Malisheva.

Raportohet se para ndeshjes së mbrëmshme, Grealish dhe Foden kishin shikuar video të Messit, ku më pas ato video shërbyen si inspirim për Fodenin.

“Ishte e pabesueshme. Është qesharake sepse para ndeshjes unë u ula afër trajnerit dhe së bashku me Foden ishim në ‘Twitter’ ku shikuam një video të Messit, dhe pasi që shënova golin erdhi dhe më tha që ishte sikur videoja para ndeshjes. Sikurse Messi! Unë dhe Foden e kemi atë lidhje”, tha Grealish.

Që prej transferimit nga Aston Villa te Manchester City, Jack Grealish ka arritur të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm katër gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Ndërkaq, asistimin e Foden te Grealish dhe golin e këtij të fundit e gjeni më poshtë.

Share.