Jada Pinkett Smith doli publikisht për herë të parë pasi bashkëshorti i saj Will Smith goditi Chris Rock në skenën e Oscar.

Jada postoi një mesazh mjaft misterioz në Instagram dhe nuk ishte shumë elokuente.

“Kjo është koha për t’u shëruar dhe unë jam këtu për këtë”, thuhet në një thënie të postuar nga Jada në Instagram.

Ndërkohë Will Smith i kërkoi falje publikisht Chris Rock.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë për mua janë pjesë e punës, por batutat për shëndetin e Jada ishin shumë të mëdha për mua dhe unë reagova emocionalisht,” tha Smith.

“Dua të të kërkoj falje publike, Chris. Ishte gabim dhe unë gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk treguan njeriun që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Do të doja gjithashtu t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, për të gjithë pjesëmarrësit dhe për të gjithë ata që e ndoqën anembanë botës.

Unë do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams dhe familjes sime King Richard. Më vjen shumë keq që sjellja ime njollosi atë që përndryshe ishte një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne. Unë do të punoj vetë. Sinqerisht, Will”, ka shkruar Smith.

Share.