Mbrojtësi portugez pritet të rikthehet te City pas huazimit te Bayern Munichu.

Pep Guardiola ka folur për Joao Cancelon, duke thënë se portugezi ka qenë gjithmonë tejet i vlerësuar nga Manchester City.

“Cancelo ka qenë gjithmonë i vlerësuar këtu, ne nuk mund të harrojmë atë që e bëri ai këtu. Ai ka qenë, dhe ndoshta do të jetë, por ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm për neve”, tha Guardiola.

City e lejoi Cancelon në fund të merkatos së janarit që t’i bashkohet në formë huazimi Bayernit deri në fund të këtij sezoni. Në marrëveshje është përfshirë opsioni për blerje permanente që kap shifrën e 70 milionë eurove.

Në anën tjetër, ende nuk ka ndonjë vendim final nga Bayerni, por në çdo rast, opsioni i blerjes për 70 milionë euro nuk do të aktivizohet.

/TV Malisheva

Share.