Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me shumë situata që kanë përfshirë klubin e tij.

Ai nuk ka lënë pa përmendur dhe ndeshjen e kthimit ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madridit.

Numri një i skuadrës angleze tregon se dëshiron që ndeshjen e kthimit ta zhvillojë në Angli, por nuk e ka të sigurt duke qenë se për diçka të tillë vendos UEFa dhe FIFA.

“Dëshiroj që ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit ta luajmë në Manchester.Nuk kam marrë në telefon as UEFA as FIFA-n për diçka të tillë”, – tha fillimisht ai.

Në krahun tjetër ai ka folur dhe për mundësinë e largimit të Leo Messit nga Barcelona.

“Shpresoj shumë që Messi të mbetet në Barcelonë”, – shtoi shkurtimisht Guardiola./Tv Malisheva

Share.