Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka reaguar homologut të tij, Jurgen Klopp, lidhur me akuzat për shpenzime marramendëse në merkato.

Klopp kishte thënë se Man City është një botë fantazie kur vije puna tek transferimet, pasi ata shpenzojnë qindra miliona euro secilën merkato.

Pas këtyre fjalëve, ka reaguar spanjolli, i cili ka thënë se Klopp flet të pavërteta, dhe kjo gjë i pengon atij.

“Më pengon, sepse nuk është e vërtetë se ne shpenzojmë qindra miliona euro secilën merkato” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Është Liverpool. ‘YNWA”. Nuk është skuadër e vogël. Është Liverpool. Sigurisht, nuk më pëlqejnë gjërat e pavërteta. Nuk mund të shpenzojmë 200 milionë funte çdo sezon. Ky është realiteti” ka thënë tutje trajneri i City, duke përgënjeshtruar Kloppin.

Manchester City dhe Liverpool do të përballen me njëra tjetër për trofeun e ‘Community Shield’, me trajnerët që do të vazhdojnë betejën në fushë.

Share.