Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë aleati kryesor strategjik i Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit që kishte me ish-ushtarakin amerikan, Dan Littel i cili njëherit është edhe hulumtues shkencor dhe njohësi i çështjeve të sigurisë.

“Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë. Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj në “facebook” teka ka publikuar fotografi nga vizita e Little në zyrat e AAK-së./TV Malisheva

Share.