Hendbollistet e Kosovës U19 tashmë kanë nisur përgatitjet për Evropianin e Divizonit B që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.

Vajzat nga Kosova i pret një kampionat shumë sfidues. Fakti që ndeshjet i luajnë në shtëpi pritet të jetë motiv për paraqitje sa më të mira.

Kosova U19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën e Britaninë e Madhe.

Në Grupin B janë Austria, Polonia, Letonia dhe Izraeli.

Pas ndeshjeve në grupe, zhvillohen ndeshjet për plasman përfundimtar.

Kampionati Evropian fillon më 8 korrik dhe përfundon më 16 korrik. Është ngjarja e madhe e radhës në hendboll që organizohet në Kosovë.

/TV Malisheva

Share.