Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Evropian të Hendbollit që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.

Evropiani i hendbollit është për Kombëtaret U19 në konkurrencën e femrave. Disa prej Kombëtareve janë të vendeve që kanë sport e hendboll shumë të zhvilluar. Rrjedhimisht Prishtina prej 8 deri më 16 korrik do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kontinental.

Në Evropianin e Divizionit B pos Kosovës marrin pjesë edhe Austria, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Sllovakia, Finlanda, Izraeli e Polonia.

/TV Malisheva

Share.