Hertha Berlin pret në shtëpi kampionin Bayern Munich, në kuadër të Bundesligës gjermane, ku vendasit në rast të humbjes sot, mund të lëvizin në zonën e rrezikut në tabelë.

Kurse, Bayern ka mundësi që me një fitore të mundshme, të rritë epërsinë në 10 pikë ndaj vendit të dytë, RB Leipzig.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, skuadra e Hertha-s ka arritur të regjistrojë katër humbje, një barazim dhe vetëm një fitore. Hertha nga rezultatet jo të mira që është duke pasur, gjenden në pozitën e 17-të në tabelë.

Në anën tjetër, kampioni aktual i Bundesligas, në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka katër fitore dhe dy humbje. Një humbje e regjistruan në kupë, ndërsa tjetrën nga skuadra e Borussia Monchengladbach në ligë.

Të dy trajnerët kanë për qëllim të sigurojnë fitoren dhe do të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Këto janë formacionet e mundshme:

Hertha Berlin (4-2-3-1): Jarstein; Klunter, Stark, Torunarigha, Netz; Ascacibar, Tousart; Lukebakio, Guendouzi, Cunha; Piatek

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Roca; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

20:00 Hertha Berlin (17) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Olympiastadion Berlin) /TV Malisheva

Share.