Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan është deklaruar mbi debatet e fundit rreth Marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë për media thuhet se e kaluara historike e shqiptarëve tregon se proceset e mëdha, gjithnjë i kanë nisur dhe përfunduar amerikanët në raport me shtet-ndërtimin në Shqipëri dhe Kosovë.

“SHBA ishte vendimtare e njohjen e Shqipërisë si shtet në Konferencën e Parisit me 1920-1921. SHBA ishte vendimtare në çlirimin e Kosovës me 1999. SHBA ishte vendimtare në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe krejt në fund në raport me shtetësinë e Kosovës, SHBA do të jetë ajo që do të vulosë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Historianët e Deçanit thonë se mund të ketë me dhjetëra non paper, apo propozime franko-gjerman, e gjetiu për fundin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por në fund është SHBA ajo që vendos.

“Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë me njohje reciproke dhe detyrimisht e zbatueshme për palët. Drejtuesit e institucioneve dhe krerët e partive politike në vend, duhet të jenë unikë si kurrë më parë, kur dihet së Kosova është në rrugëtimin final drejt mbylljes së dialogut me Serbinë”, thonë historianët e Deçanit duke shtuar se pa SHBA asnjë proces nuk ka nisur as përfunduar në Ballkan, tash e më shumë se një shekull.

 

Share.