Kampionia e Kosovës në futboll për femra, KFF Mitrovica ka shënuar histori.

Kjo pasi, vashat kosovare kanë arritur të shënojnë fitore edhe në ndeshjen e fundit ndaj Breznicës, kampione e Malit të Zi, në ndeshjen që edhe me barazim do të kualifikoheshin tutje.

Kaltrina Biqkaj realizoi në çastet e fundit të ndeshjes, për t’ia sjellë tre pikët e plota klubit nga Mitrovica, duke regjistruar kështu edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të fazës së grupeve.

Në duelin e parë, vashat “gjelbër e bardhë” fituan ndaj Olimpisë së Clujit me rezultat 2-1, para ta mposhtin edhe NSA Sofian e Bullgarisë 2-0 në përballjen e dytë në grup.

Kujtojmë se nga faza e para shkon tutje vetëm një skuadër, e kur kemi parasysh faktin se përvoja nuk është anën e klubeve tona, atëherë padyshim se mund të konsiderohet sukses.

Më poshtë edhe renditja tabelare, derisa ajo që ia vlen të ceket është fakti se në tabelë figuron emri i “Trepça’89 Women”. Duhet të jetë ndonjë gabim teknik, pasi në dy ndeshjet e para ka qenë Mitrovica.

Share.