Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është acaruar me humbjen e skuadrës së të rinjve të Lazios 2-6 kundër Empolit ditën e mërkurë.

Mediat italiane shkruajnë se Tare ka zgjuar lojtarët që në 6:00 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe i ka pritur në orën 7:00 në qendrën stërvitore të Formelos në mënyrë që ekipi të niste stërvitjen.

Tare u ka kërkuar llogari lojtarëve të Lazio Primaverës për ecuritë zhgënjyese në 3 ndeshjet e fundit, teksa ekipi e sheh veten në vendin e katër nga fundi i renditjes. Me vëtëm 9 pikë në 9 ndeshje, të rinjtë e Lacio U-19 rrezikojnë rënien nga kategorinë e dytë për këtë grupmoshë. /TV Malisheva

Share.