Mbrojtësi nga Kosova, i lindur në vitin 2003, Andi Hoti pritet të largohet nga Interi dhe të luajë sërish në Gjermani pas sezonit të kaluar në formë huazimi në Freiburg.

Sipas “FcInter1908”, klubi zikaltër ka zyrtarizuar shitjen e Andi Hotit te Magdeburgu, një ekip gjerman që luan në Bundesligën Zëeite. Qendërmbrojtësi nga Kosova, i lindur në vitin 2003 dhe kampion me të rinjtë e Italisë 2021/22, do të largohet në baza të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Pasi mbërriti në Milano në janar të vitit 2020 nga Zyrihu, në sezonin e fundit Hoti luajti si huazim me Freiburg U23 , ku shënoi gjithsej 23 paraqitje dhe 1 gol në ligën e tretë gjermane.

/TV Malisheva

Share.