Qyteti i Gjilanin sivjet po lufton ashpër me dy skuadra për titullin e kampionit të Kosovës në futboll
Entuziazmi si kurrë më parë nuk ka qenë më i madh, derisa këtë do ta ndezë kjo fundjavë kur pikërisht Drita dhe Gjilani ballafaqohen ndërmjet veti një ballafaqim i zjarrtë në garë për të parin e futbollit.
Tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë paralajmëruar një festë të madhe, duke shtuar se titulli është afër dhe deri në fund kanë mbetur edhe tri beteja.
“Po vjen… Të dashur qytetarë të Gjilanit , para dy viteve ju treguam të gjithëve si pritet kampioni në qytet. Këtë vit po na vjen përsëri , në shtëpinë e vet , në qytetin e Kampionëve !
Tri beteja deri në fund të luftës !
•Një luftë e përbashkët.
•Një qytet i bashkuar për një klub.
•Një klub për gjithë qytetin !,
Përpara djema , ta kthejmë në shtëpi !” kanë shkruar intelektualët.