Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në xhiron e ardhshme në Serie A pas pushimit ndërkombëtar.

Të dy skuadrat e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke regjistruar fitore në tri xhirot e para.

Kësisoj, “Derby della Madonnina” do të jetë historik, përveçse pritet të jetë edhe mjaft interesant.

Më 16 shtator do të jetë hera e parë në histori që Interi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin, duke qenë të barabartë me pikë në krye të tabelës.
Interi prin, Milani është i dyti. Të dy skuadrat kanë nga 9 pikë.

“Nerazzurrët” kanë marrë fitore kundër Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinas, ndërsa “Rossonerët” kanë mundur Bolognan, Torinon dhe Romën.

/TV Malisheva

Share.