Interi do të përballet me Empolin në udhëtim në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Neroazzurët janë duke kaluar nëpër një formë të tmerrshme në Serie A, ku në pesë ndeshjen e fundit kanë humbur katër prej tyre dhe në një tjetër kanëbarazuar.

Duke marrë parasysh edhe rikthimin e pikëve të Juventusit, Interi dëshiron me çdo kusht fitoren për tu rikthyer në garë për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër edhe vendasit e Empolit janë në kërkim të pikëve për t’iu shmangur rënies nga Serie A.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Empoli: Perisan; Ebuehi, Ismajli, Luperto, Parisi; Haas, Marin, Bandinelli; Baldanzi; Caputo, Cambiaghi

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, De Vrij, Acerbi, Bellanova, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Gosens, Lukaku, Correa.

/TV Malisheva

Share.